Lionel Messi do të largohet nga skuadra e Barcelonës. Kapiteni nuk ndihet aspak mirë në ekipin spanjoll dhe nuk dëshiron të vazhdojë më gjatë nisur dhe nga oshilacionet që skuadra ka pasur.

33-vjeçari ka biseduar me sulmuesin e PSG, Neymar, dhe i ka thënë se do t’i bashkohet ekipit francez. Ai nuk dëshiron të vazhdojë më me skuadrën katalanase.

Ney nga krahu tjetër nuk dëshiron të largohet më nga kampionët e Francës. Ylli brazilian pret të ribashkohet me mikun e tij Messin në Paris.