Kim Jo-soo, Jennie Kim, Rose dhe Lisa: bashkë janë Blackpink. Aktive që nga 2016-ta, katër vajzat janë një ngë fenomenet kryesore të K-pop, muzika pop koreanojugore që po pushton botën.

Videot e tyre marrin miliarda shikime dhe kanë qenë grupi i parë K-pop vajzash që kanë fituar një MTV Video Music Award.

Edicioni amerikan i “Rolling Stone” i ka dedikuar këtë muaj një speciale me kopertinë dhe një shkrim të dedikuar për secilën nga këngëtaret e grupit.

Një ngjarje e rrallë, duke parë se para tyre kishte ndodhur vetëm për dy grupe të tjerë vajzash, Spice Girls e le Destiny’s Child, dhe kurrë për një grup K-pop.

Në atdheun e tyre janë një institucion i vërtetë, deri në pikën që në vitin 2021, gjatë fjalimit të tij për Vitin e Ri, presidenti Moon Jae-in i ka përmendur si përfaqësuese të vendit në botë dhe si një “krenari koreane”.

Dhe, në fakt, kufijtë kombëtarë i kanë kaluar prej disa kohësh, edhe falë një popullariteti të jashtëzakonshëm në rrjetet sociale: nga prilli janë grupi muzikor me më shumë regjistrime në YouTube, me mbi 73 milionë, ndërsa në Instagram ndiqen nga pothuajse 50 milionë fansa.

Mes bashkëpunimeve të ndryshme janë edhe ato me Lady Gaga, Dua Lipa dhe Selena Gomez, sa për të përmendur disa, dhe në 2019-ën kanë qenë grupi i parë K-pop që ka marrë pjesë në Coachella, festivali i përvitshëm prestigjioz i muzikës që zhvillohet në Kaliforni.