Hyrja e gazetarit të njohur Bledi Mane në shtëpinë e Big Brother VIP duket se ka nisur të trazojë ujërat mes banorëve. Edhe pse nuk kanë kaluar ende 24 orë që nga hyrja e tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, gazetari ka ngacmuar në disa raste një prej personazheve më të preferuar të publikut, Luizin.

Nga ana tjetër, gazetari ka mbajtur afër që prej hyrjes së tij një prej banoreve më të komentuara javët e fundit, Dea Mishelin. Dyshja kanë miqësi nga jashtë, duke qenë se si Bledi, ashtu edhe Dea Mishel janë pjesë e panelit në rubrikën ‘Trotuar’ në emisionin ‘E diell’.

Sakaq, në një bisedë të zhvilluar së fundmi me Dea Mishelin, Bledi tha se është futur në shtëpinë e Big Brother që t’i ngrejë humorin sadopak blogeres dhe ta orientojë më shumë sepse është më i kthjellët, duke qenë se është hyrje e re.

Pjesë nga biseda:

Bledi: Kur erdha une ti ishe dramë, e pe veten si ishe me sy të enjtur.

Dea: Ti ke ardhur të më ngresh humorin?

Bledi: Po pra, të të ngre humorin dhe të të orientoj sepse jam më i kthjellët