Bledi Mane ka pasur një bisedë me kolegen e tij, Dea Mishel. Gazetari komentoi veprimin e Deas dhe Amosit, kur ata nuk u bënë pjesë e dasmës së Luizit dhe Kiarës.

Sipas Bledit, veprimi ishte shumë i shëmtuar, pasi edhe në qoftë se nuk gëzon respekt për personat që po “martoheshin”, fakti që qendrojnë në një shtëpi bashkë, nuk është e drejtë të mos bashkohesh me të tjerët.

Ai madje i tha Deas se është ndjerë e përdorur brenda në shtëpi. Kjo e fundit e pranoi dhe shtoi se situatën e ka kuptuar, por thjesht ka bërë një sy qorr.

Bledi i tha Dea Mishel që të llogarisë koston e sjelljeve të saj brenda në shtëpi, ndonëse ka qenë e përdorur nga dikush tjetër…