Në shtëpinë e Big Brother VIP pati tre hyrje të reja gjatë spektaklit të kësaj të marte. Dy konkurrentët e rinj që u futën në shtëpi ishin influencerja dhe vajza e këngëtarit të njohur, Sabianit, e cila është Keisi Meidini dhe aktori i njohur i humorit, Tan Brahimi.

Sakaq, banori i tretë që hyri mbrëmjen e sotme në shtëpinë e Big Brother është pikërisht gazetari i njohur Bledi Mane. Në klipin e tij prezantues, Bledi u shpreh se është një person ‘ radikal dhe miqësor, por edhe tolerant’.

Sakaq, ai e konsideron Big Brother si një program argëtues, por edhe me shumë përgjegjësi. Mane gjithashtu u shpreh se injoranca dhe niveli i ulët i arsimit e shqetëson, ndaj në këtë pikë nuk do të ketë kompromise, ndërsa deklaroi se nuk di të gatuajë dhe se dy gjëra i kishin ngelur pa provuar në jetë.

Dhe këto janë martesa dhe Big Brother VIP. Ndërkaq, Bledi tha se është unik në gazetari dhe do të jetë edhe në shtëpinë e Big Brother VIP, teksa nënvizoi se nuk i pëlqen dembelizmi i banorëve në shtëpi.