Gazetari i njohur shqiptar, Bledi Mane ka qenë shumë aktiv në media kohët e fundit. Që pas daljes së tij nga shtëpia e Big Brother VIP, ai ka komentuar banorët e tjerë të shtëpisë dhe lojën e tyre. I ftuar së fundmi në emisionin e mëngjesit ‘Wake UP’ në Top Channel, ish-banori i BBV ka komentuar edhe daljen e Kiara Titos.

Ai ka thënë se Kiara ishte një lojtare mediokre, ndërsa është shprehur se Kiara adhuron famën dhe i pëlqen shumë Bota Zemani. Ndër të tjera, gazetari ka theksuar se Kiara do të bëhet si Bora dhe për këtë arsye nuk është vetvetja.

“Kiara mund të jetë një gocë e mirë, por ishte një lojtare mediokre. Kiara nuk kishte atë energjinë, nuk kishte dallavere si lojtaret e tjera, nuk kishte programuar kë të nxjerr dhe kujt t’i afrohej. Unë vura re që Kiara e adhuron famën.

Më vjen keq që e them por Kiara zgjohet dhe ngryset me Bora Zemanin në kokë. Domethënë që kur çohet nga krevati, shkon tek pasqyra, do bëhet si Bora, marrëdhënia e Borës me Donaldin, Bora tek programi, pra Kiara nuk është vetëvetja. Kiara është gocë shumë e mirë…” – tha gazetari Bledi Mane.