Një goditje fati në Fabriano, qytezë në Itali, ku në një dyqan një klient i rastësishëm ka blerë një gërvisht dhe fito prej 5 eurosh. Fillimisht ai mendoi se kishte fituar 300 €, por kur i ka kërkuar pronarit ta konfirmonte ka zbuluar se kishte zbuluar se kishte fituar 300,000 €.

Festa filloi menjëherë në dyqanin e drejtuar nga Simone Bartoccetti, i cili fotografoi biletën me rastin e fitores së madhe. Kjo është historia e blerjes së një gërvisht e fito dhe një gabim që e bëri blerësin të pasur.

“Ka qenë një klient i rastësishëm që me shumë gjasa ka ngrënë mëngjes në lokalin ngjitur, ka blerë vetëm një biletë dhe më pas ka kërkuar konfirmimin e shumës së sapo fituar: 300 mijë euro.

“E pabesueshmja është se se ai priste ta arkëtonte menjëherë, sepse  mendoi që ishin vetëm 300 euro, por fati i i dha një fitore tjetër”, ka deklaruar Simone Bartoccetti.

Po si arkëtohet shuma e fituar nga një biletë gërvisht dhe fito? Blerësi me fat, i cili gabimisht mendoi se kishte fituar 300 euro, mbeti anonim. Pronari i dyqanit tha se është gjithmonë mirë të shohësh fitime kaq të rëndësishme.

Mosbesimin e fituesit e vërteton edhe fakti se ai e ka pyetur pronarin “Më falni, sa fitova?”. Jo vetëm në Fabriano, edhe në Australi një burrë u puth disa herë nga fati, sepse fitoi pas një aksidenti të rëndë automobilistik.

Një fitore për t’u kujtuar ajo në Fabriano, e cila i ndryshoi përgjithmonë jetën blerësit me fat.