Në mesin e thashethemeve se është ndarë nga Afrona Dika, Blero bëri një postim ku shprehej se do të ndiqte “rregullin” e aktorit Leonardo DiCaprio, i cili është që të mos shoqërohet me femra mbi 25 vjeç.
Aktori i njohur ka qenë mjaft i përfolur së fundmi për ndarjen nga Camila Morrone, pak pasi bëri 25 vjeç. “Po më pëlqen shumë rregulli i Leonardo DiCaprios. 23-25, asnjë ditë më të vjetër. Ky është vëllai im”, shkroi Blero, teksa Afrona pak kohë më parë festoi 30 vjetorin e lindjes.
Ndërkohë, pak ditë pas këtij statusi, Afrona ka bërë një postim që duket si një thumb ndaj ish partnerit të saj. Fotoja tregon një njeri që largohet nga zona e komfortit për tu rritur edhe pse ekspozohet ndaj shumë rreziqeve.
“Hidhu”, shkruhej krah fotos. Kjo është parë si një mesazh i drejtpërdrejtë ndaj ish burrit të saj, me të cilin u martua në shtator të vitit 2019…