Djali i David Beckham, Brooklyn, është në qendër të kritikave! Kohët e fundit, një TikToker viral, Daniel Mac, i cili filmon veten duke pyetur shoferët e rastësishëm të automjeteve të shtrenjta se si paguajnë për to, takoi edhe Brooklyn.

“Hej! Çfarë pune bëni për të blerë kët makinë? Makina juaj është e mrekullueshme!” pyeti Mac, i cili shkroi se makina kushton 1.2 milionë dollarë.

“Um, unë jam një kuzhinier,” u përgjigj 23-vjeçari i buzëqeshur pasi kuptoi se e njohu ndikuesin. “Ti je kuzhinier! Vërtet? A jeni si kuzhinieri më i mirë në botë?” Mac e pyeti, duke e shtyrë Brooklyn-in të përgjigjej:

“Po mundohem!”, u përgjigj Brooklyn duke qeshur. Sa për këshillën që do t’u jepte atyre që përpiqen të hyjnë në botën e kuzhinës, ai inkurajoi: “Vetëm ndiqni pasionin tuaj. Çfarëdo që të bën të lumtur, vazhdo ta bësh!”, u shpreh Brooklyn.

Normalisht, komentet negative nuk munguan, me fansat e Daniel Mac që shkruanin se Brooklyn është i paaftë dhe thjesht po shijon pasurinë e dy prindërve të tij, David dhe Victoria Beckham.