Mbrojtësi i Bayern Munchen, Jerome Boateng, u përfol për një largim të mundshëm nga skuadra gjermane. Ai do të dalë i lirë në fund të sezonit sepse nuk ka kontratë dhe ka interesimin e Tottenhamit, Arsenalit dhe Chelseas.

32-vjeçari duketi i habitur nga këto zëra dhe ka rrëfyer se nuk e mendon largimin. Gjermani ka konfirmuar se askush nuk ka folur me të për mundësinë e largimit nga klubi.

“Askush nuk ka folur me mua, askush nuk më ka lajmëruar mua. Nuk di asgjë për diçka të tillë dhe ishte surprizë dhe për mua”, – tha ai për Suddeutsche Zeitung.