Këngëtarja e njohur, Xhensila Myrtezaj, po vazhdon me projektet e saj dhe me koncerte të shumta gjatë këtyre muajve të verës.

29-vjeçarja është në kulmin e karrierës së saj dhe po jep maksimumin që ta përdorë këtë periudhë për të korrur suksess.

Por koncerti i fundit i saj, nuk ka shkuar siç duhet… Kjo pasi këngëtarja është ngacmuar nga një fans në turmë, i cili e ka ftuar për të dalë së bashku.

Edhe pse këngëtarja po performonte, nuk ka ngurruar t’i kthehet ashpër, duke i thënë: “Boll më se jam e martuar!”, si dhe duke i treguar unazën në gisht.

Fansi nuk e ka lënë me kaq dhe ka vazhduar ngacmimin: “Edhe unë i martuar jam, por s’ka gjë!”

Kaq ka mjaftuar që Xhensila të acarohet dhe t’i kthejë shpinën fansit të saj. Kujtojmë që Xhensila Myrtezaj është e martuar me Bes Kallakun.