Këngëtarja e njohur, Zanfina Ismaili, është shfaqur e revoltuar pas reagimeve të personazheve publikë ndaj rastit të vajzës 11-vjeçare në Prishtinë, që u dhunua nga pesë të rinj.

Zanfina kritikon publikisht personazhet publikë, duke shkruar se nëse duan ta ndihmojnë 11-vjeçaren e dhunuar, t’i paguajnë seancat te një mjek psikiatër, jo me statuse në rrjete sociale.

Teksa i cilëson reagimet e tyre si “kërkesë për vëmendje”, Zanfina shprehet: “Lërini tastierat se i shkatërruat!

Nëse doni vërtet t’i ofroni ndihmë 11 vjeçares së përdhunuar, paguajini seanca te psikiatrit! Që unë e para po ia paguaj, lërini fjalët dhe kërkimin e vëmendjes për vete.” shkruan Zanfina.