“Zielinski është një lojtarë shumë teknik. Shmang kundërshtarët me një lëvizje, është i paparashikueshëm”.

Këto janë fjalët e Zibi Boniek, presidenti i Federatës Polake të Futbollit dhe ish-lojtar i Roma-s dhe Juventus-it, për Radio Kiss Kiss Napoli.

“Zielinski mund të bëhej më i fortë edhe se De Bruyne nëse do të shënonte më shumë. Piotr mund të shënojë në çdo mënyrë dhe është edhe një lojtar që jep asiste”.

“Është i jashtëzakonshëm dhe duhet të luajë si një lojtar i jashtëzakonshëm”.