Në ndeshjen e fituar 2-0 nga Juventus kundër Chivas Guadalajara në debutimin në turin amerikan ishte ndër të paktët që nuk luajti asnjë minutë:

Leo Bonucci – si dhe Vlahovic dhe McKennie – qëndruan në stol për të gjithë të 90 minutat, por para ndeshjes ai ka qenë në qendër të vëmendjes në një mënyrë tjetër, pikërisht duke dhënë intervista të ndezura për gazetarët e gazetave të ndryshme sportive. Dhe fjalët e tij kanë shkaktuar një stuhi në rrjetet sociale.

Bonucci, thumbimi për De Ligt

I pari që u vu në shënjestër ishte De Ligt. Bonucci tha: “Disa nga deklaratat e tij lënë të kuptohet se ai nuk donte të qëndronte në Juventus. Por mendoj se baza e gjithçkaje është respekti, grupi me të cilin ishte për tre vjet e ndihmoi të rritej dhe klubi investoi tek ai.

“I uroj atij më të mirën, por disa fraza që ai tha nuk ishin shumë të bukura. Ne folëm për to pas pushimeve dhe ai e kuptoi. Bayern është një klub i madh, por nuk është e sigurt se do të fitosh me në një ekip të madh”.

Kritika për Roma-n dhe Zaniolo-n

Më pas kalojmë te Roma dhe Dybala: “Dybala te Roma më intrigon sepse Roma nuk është një vend i lehtë. Roma është mes një sezoni të mrekullueshëm dhe rrezikut që të mos hyjë në Champions League. A mund të jetë Zaniolo i përshtatshëm për Juventusin? Epo, duhet të pyesni Cherubinin.

“Ai ende nuk e njeh potencialin e madh që ka. Ai duhet të njohë veten plotësisht, ai kishte gjithçka menjëherë dhe duhet të kuptojë se si ta menaxhojë këtë presion të madh. Për të arritur te Juventus cilësitë si futbollist nuk mjaftojnë.

“Nëse ai qëndron te Roma, ai do të ketë mundësinë të shkëlqejë duke luajtur me Dybalan, nëse ai vjen tek Juventus, ne do të përpiqemi ta bëjmë të ndihet mirë”.

Tifozët e Juventusit nuk e harrojnë të kaluarën e Bonuccit te Milan

Nëse këto fjalë të fundit nuk u kanë pëlqyer aspak tifozëve të Roma-s, të cilët e kanë shprehur pakënaqësinë e tyre me shumë mesazhe në Twiter, as kritikat ndaj De Ligt nuk kanë kaluar pa u vënë re.

Tifozët e Juventusit kujtojnë se si Bonucci gjithashtu braktisi ekipin për të shkuar në Milano, edhe pse vetëm për një vit para se të pendohej dhe të kthehej prapa.

Bonucci kritikohet nga tifozët e Juventusit

Komentet nuk kanë munguar: “Bonucci tashmë ka më shumë intervista se minuta”, ose: :Dhe asgjë, pas kaq vitesh Bonucci nuk e ka kuptuar ende se duhet të heshtë dhe se është absolutisht e kotë të bësh figura të shëmtuara.

“E kaluara nuk i ka mësuar asgjë”, dhe përsëri: “Bonucci apo stoli, këtë vit shpresoj që të mund të jesh rezervë e Gatti-t, Bremer-it, Danilo-s dhe mbrojtësin që shpresoj të vijë”.

Ka nga ata që shkruajnë: “Bonucci duke i bërë moral De Ligt-it. Memorie e shkurtër Leo”, dhe përsëri: “Fakti që nuk e pashë Bonuccin të dalë në fushë kundër Chivas, edhe ky është një ogur i mirë”, dhe në fund:

“Bonucci me siguri do të ketë rinovuar kontratën e tij, por jo si lojtar sepse këtë vit, fushën do ta shohë me dylbi!!! Megjithatë, do t’i kenë ofruar të sillte shishet e ujit në fushë”.