Një nga sezonet më të vështira dhe zhgënjyese në historinë e fundit të Juventus-it. Bardhezinjtë dolën me kocka të thyera nga ndeshja në Izrael, e humbur 2-0, ndaj Maccabi Haifa.

Kualifikimi për në fazën e 1/8 -ave të Champions League është ende i mundur matematikisht, por duke parë paraqitjet e ekipit, besimi i tifozëve nuk është shumë i madh.

Kjo është arsyeja pse drejtuesit po punojnë për operacione që të revolucionarizojnë skuadrën e Allegri-t ose të atij që ndoshta do të ulet në stolin e Juventus-it nga vera e viti të ardhshëm.

Dhe mes kandidatëve për t’u larguar duket se është edhe një lider i padiskutueshëm i Juventus-it, një nga më të kritikuarit në javët e fundit: Leonardo Bonucci.

Mbrojtësi do të mbushë 36 vjeç majin e ardhshëm dhe, me kontratën që skadon në vitin 2024, largimi në fund të sezonit duket shumë i mundshëm.

Mbrojtësi roman mund të transferohet në MLS: nuk përjashtohet që pas Bernardeschi dhe Insigne, një tjetër italian të përfundojë te Toronto.

Por kush do të merret në vend të tij? Disa emra janë në shqyrtim nga Cherubini: drejtori sportiv mund të peshkojë në Serie A duke marrë në Torino një lojtar shumë cilësor.

Bëhet fjalë për Roger Ibanez, i cili me Roma-n është kthyer në një qendërmbrojtës i nivelit të lartë. 23 vjeç, lindur në Canela të Brazilit, ish-lojtari i Fluminense dhe Atalanta pëlqehet shumë nga bardhezinjtë.

Kontrata e lojtarit me klubin verdhekuq skadon më 30 qershor 2025: Ibanez mund të lëvizë vetëm në rast të një oferte të madhe.

Flitet për 30-35 milionë euro për të bindur Roma-n që ndoshta të negociojë shitjen e talentit të lindur në vitin 1998. Mes kampionatit dhe Europa League, Ibanez ka bërë 12 paraqitje në këtë sezon dhe ka realizuar 1 gol.