Donald Veshaj dhe Bora Zemani janë dy nga personazhet më të përfolur të botës rozë. Prej disa muajsh flitet se dyshja janë ribashkuar dhe gjithçka duket se u konfirmua nga një foto e publikuar në Instagram nga shoqja e tyre Semi Jaupaj përpara disa ditësh, ku ajo shfaqej me çiftin.

Por edhe pse vetë Donaldi me Borën nuk kanë zyrtarizuar ende gjë, çifti ka vendosur të jetojë të paktën jetën e tyre, duke mos u fshehur më as në ambiente publike.

Ata janë fotografuar së fundmi në një lokal duke darkuar së bashku, teksa sipas Paparaci.com, bëhet me dije se çifti janë në Prishtinë.

Pasi fotot e tyre bënë xhiron e rrjetit, ka ardhur dhe një reagim nga Beatrix Ramosaj. Këngëtarja ka realizuar një trend në Tik Tok me këngën “Mask Off”. Në fund të videos Beatrix nxjerr gjuhën dhe gishtin e saj të mesit.