Donald Veshaj dhe Bora Zemani jo vetëm që konfirmuan lidhjen e tyre mbrëmjen e sotme, por edhe shkëmbyen një puthje në buzë në sy të gjithë publikut që i ndjek, duke na dhuruar emocione të mëdha.

Çifti konfirmuan zyrtarisht mbrëmjen e sotme lidhjen me njëri-tjetrin, në puntatën e parë të sezonit të dytë të emisionit ‘Më lër të flas’, nga Donald dhe Romeo Veshaj që transmetohet në Top Channel e ku Bora Zemani ishte e ftuar speciale.

Dyshja folën për herë të parë publikisht për marrëdhënien e tyre që dukej se kishte përfunduar pas raportit që Donaldi krijoi me këngëtaren Beatrix Ramosaj brenda shtëpisë së Big Brother.

Bora tregoi se si e ka përjetuar të gjithë këtë periudhë thuajse një vjeçare që ka qenë dhe vijon të jetë në qendër të mediave. ‘Është një vit që shoqërohet me lajme e histori e gjithçka. Ka qenë një histori që njerëzit u afeksionuan. Unë jam një tip që nuk i kam qejf gjërat publike. Unë kam qenë e përfshirë në këtë situatë vetëm 13 minuta dhe ka qenë e ekzagjeruar. Ka patur periudha të bukura, por edhe të vështira. Jam munduar t’i kaloj dhe kam pasur afër vetes njërëz që janë kujdesur për mua. E rëndësishme është të kesh gjëra për t’u marrë e për t’iu larguar disa gjërave’ – tha Bora Zemani.

Ndërkaq, Donaldi zbuloi për herë të parë edhe se si u çifti u rikthye së bashku. ‘U rregullua me shumë telefonata ndaj Semit, pasi më vinte zor t’i shkruaja. Nuk dija çfarë t’i shkruaja.  I thosha Semit ti je ofeiceri im. Duhet të flasësh me të, e takova 4-5 herë. E lodhshme edhe Semi.  Shumë punë derisa ajo më thotë që shkruaji vetë dhe unë i shkruaj. Mesazhi i parë ka qenë: Dua të të shkruaj, por nuk di çfarë të të them’. Kjo më tha direkt : Të dua, unë lë kokën pas teje – tregoi Donaldi me shaka’, teksa ai zbulon edhe mesazhet e tjera insistuese që i ka dërguar Borës: ‘Më tako të më dëgjosh dhe pastaj më helmo’ – tha Donaldi në emisionin ‘Më lër të flas’ që transmetohet në Top Channel.