Balerini i njohur shqiptar, Kledi Kadiu, ka folur së fundmi për ftesën që ka marrë për të qenë si anëtar jurie në emisionin “Dancing With the Stars.”

I ftuar në “Më Lër të flas”, ai tha se fillimisht e ka marrë në telefon Bora Zemani, për t’i propozuar që të jetë kryetar jurie në spektaklin e kërcimit.

“Do kthehem për një gjë shumë të bukur, që edhe e ftuara e dytë e di shumë mirë. Jam në jurinë e DWST. Kam përgjegjësi të madhe do jem kryetar.

Emocioni do jetë, sa her vij në Tiranë e kam atë dashurinë për kohën  që kam kaluar këtu. Kam një lloj nostalgjie dhe kjo do të jetë edhe një rikthim edhe për publikun.

Ftesa ishte shumë e papritur, erdhi telefonata. Një telefonatë e parë erdhi nga Bora ajo ma tha e para. Ajo kishte biseduar me Lorin dhe Sarën dhe më tregoi kënaqësinë që kishte dhe stafi për të më pasur si pjesë e jurisë.

Unë kam 17 vjet  eksperiencë sa i përket “Amici”. Eksperienca personale dhe e punës ka qenë, ne nuk kemi të bëjmë me profesionistë janë personazhe të ndryshëm.  Duhet të kenë kujdes sepse zanati i baletit nuk është ta marrësh lehtë”, u shpreh Kadiu.