Veprimi i Bora Zemanit, e cila vendos te videot e saj të preferuara një nga momentet romantike mes Donaldit dhe Trixës brenda shtëpisë së Big Brother Albania VIP, bëri xhiron e rrjetit këtë të premte.
Momenti është kapur nga personi që ka llogarinë në TikTok dhe mund të shohë se çfarë ndodh me videon e shpërndarë nga ai, për shkak të ndryshimit të politikave të këtij rrjeti social.
Duket se ky veprim ka kapur ‘mat’ Borën, e cila ndoshta nuk e dinte këtë gjë dhe tashmë është kthyer në temë diskutimi.
Por kjo gjë nuk mund të kalonte pa komentin e Beatrix Ramosaj, protagonistja kryesore e videos së bashku me Donaldin.
Trixa ka vendosur të publikojë një video në TikTok, duke përdorur një audio ku flitet për problemet mes vajzave. ‘Nëse po kërkon probleme vajzash, më vjen keq për ty! Kam 99 probleme por, një k*rvë nuk është një prej tyre’ – është audio e përdorur nga këngëtarja, teksa ajo që bie në sy është teksti që ka shkruar poshtë videos, duke thumbuar në mënyrë direkte Borën pë veprimin e saj.
‘Unë këtë e bëra klastile! Mund ta regjistrosh edhe këtë video tek ‘të preferuarat’ e tua gjithashtu zemër e vogël’- shkruan Trixa, që duket një mesazh i drejtëpërdrejtë për Borën.
@therealbeatrixramosaj Une kte e bera kastile 😂 You can mark this as a fav too baby girl 💘😁🫶🏼 #fypシ #igot99problemsbutyouaintone