Bora Zemani është një nga moderatoret më të suksesshme të momentit.

Pas dy viteve në pozicionin e prezantueses në programin e dashurisë “Përputhen”, Borën e shohim tashmë të moderojë një tjetër spektakël të suksesshëm në Top Channel, “Dancing With The Stars”.

Por, nëse nuk e dini, Bora nuk është veç moderatore. Dikur, vajzën e njohur të ekranit shqiptar e kemi parë edhe në një tjetër rol, por duket se nuk i kemi kushtuar shumë rëndësi.

Zemani ka qenë pjesë e serialit shqiptar “O sa mirë”, që transmetohej dikur në kanalin “T” në Digitalb.

Së fundmi, në rrjete sociale po qarkullon një foto e Borës gjatë pjesëmarrjes së saj në këtë serial.

“Ujë dhe sapun” dukej Bora si aktore, teksa ka një ndryshim të madh tani si moderatore.