Së shpejti, do të rikthehet një nga spektaklet më të ndjekura të kërcimit, “Dancing With The Stars”. Ky spektakel do të prezantohet nga moderatorja shumë e njohur, Bora Zemani.
Edhe pse ende nuk ka një datë se kur do të startojë spektakli i kërcimit, në media janë përfolur disa emra që thuhet se do të jenë pjesë e këtij emisioni.
Pas largimit të Bora Zemanit nga “Përputhen”, mësohet se ajo që do të prezantojë emisionin e dashurisë është Ori Nebijaj.
E ftuar sot në emsionin “Wake up”, Ori u shpreh se kjo do të jetë një sfidë për të ndonëse ende nuk ka firmosur asgjë.
“Të jem e sinqertë, nuk e di akoma, s’kam firmosur ende gjë, me sa kam dëgjuar nuk do ketë shumë ndryshime. Unë nuk kam qenë nga ato që e kam parë ‘Përputhen’ nga fillimi. E shoh si sfidë”, tha Ori Nebijaj.