Edhe pse ka filluar sezoni i ri i “Përputhen”, konkurrentët e sezoneve të kaluara sërish janë në qendër të vëmendjes së mediave rozë.

Antonia Gjoka, ish-konkurentja e “Përputhen”, ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “Glamour Zone”, ku për herë të parë foli për marrëdhënien me moderatoren e mirënjohur Bora Zemani.

Gjatë intervistës së saj, Antonia tregoi një histori me Borën, ku tregoi një anë të panjohur të moderatores dhe e konsideron atë shumë mendjemadhe.

Ester Bylyku: Cila nga femrat e shoubizit, është më mendjemadhe sipas mendimit tënd? Antonia Gjoka: Bora Zemani. Duke qenë se kemi rastisur në të njëjtin korridor dhe nuk jemi përshëndetur. Më ka qëndruar e ftohtë. Ndoshta ashtu ka natyrën e saj. Por unë jam 2-fish më e ftohtë në momentin që nuk shoh mirësjellje.

Ndër të tjera, Antonia ka treguar dhe për presionin që i bënte gazetarja e programit kur doli në takim me Erionin, një nga djemtë konkurrent të sezonit të kaluar.

Sipas Antonias, gazetarja e emisionit i bënte presion psikologjik që të ishte më e afërt në këtë takim me Erionin, por ata kishin vetëm një orë që njiheshin bashkë.