Autorja e njohur shqiptare e programit “Përputhen”, Olsa Muhameti feston sot ditëlindjen!

Ajo ka marrë një sërë urimesh nga shumë njerëz, teksa më shumë në sy ka rënë urimi i moderatores dhe bashkëpunëtores së saj, Bora Zemani.

Prej kohësh, në media është përfolur për një krisje të marrëdhënies së tyre, por duket se urimi i Borës ka shuar çdo dyshim rreth tyre.

Përmes një foto në Instastory, Bora i ka uruar ditëlindjen duke shkruar fjalët e veçanta. ‘Edhe 100 vite të lumtura për këtë gocën këtu me të cilën çfarë nuk kemi kaluar dhe përballuar’ – shkruan Bora, teksa ky urim është ripostuar edhe nga Olsa Muhameti.

‘… dhe që na kanë bërë më të fortë’ – shton autorja në Instastory.

Bora Zemani me shumë mundësi nuk do të jetë më moderatore e emisionit ‘Përputhen’, teksa është e sigurt që ajo do të drejtojë programin ‘Dancing With The Stars’ që pritet të nisë së shpejti në Top Channel.