Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të tregtimit të karburanteve në vendin tonë, që aknë hyrë në fuqi nga dita e sotme. Kështu, nafta do të shitet me 233 lekë për litër.

Nafta ka pësuar kështu një rritje me 7 lekë prë litër, pasi deri ditën e mërkurë ka qenë 226 lekë/litër. Edhe për benzinën çmimi ka pësuar një rritje me 7 lekë, nga 206 lekë/litër në 213 lekë për litër.

Me një lek është rritur edhe çmimit i gazit, që do të shitet me 104 lekë për litër. Këto çmime do të jenë në fuqi deri në mbledhjen e radhës së Bordit të Transparecës.

Këto çmime do të jenë të detyrueshme të aplikohen nga të gjithë operatorët e shitjes së produkteve me shumicë dhe pakicë. Në të kundërt, për ata që abuzojnë, do të ketë penalitete e gjoba.

Bordi i Transparencës shtë krijuar rreth një muaj më parë nga qeveria pas rritjes së menjëhershme të çmimeve, si pasopjë e luftës në Ukrainë. Ai monitoron tregun dhe vendos çmimet e karduranteve.