Kryeministri anglez Boris Johnson u shpreh se rikthimi në normalitet për pandemisë Covid-19 do të jetë i avashtë dhe i kujdesshëm. Ai deklaroi se kjo periudhë “post-lockdown” do të shtrihet në 4 faza, deri nga heqja e të gjitha masave parandaluese.

Faza e parë do të nisë me hapjen e shkollave më 8 mars dhe heqjen e disa masave sociale nga data 8 deri më 29 mars. Sipas Johnson, faza e dytë do të nisë më 12 prill dhe do të sjellë heqjen e disa masave të tjera, pa bërë me dije se cilat janë ato.

Faza e tretë do të nisë më 17 maj, me heqjen graduale të masave të tjera, gjithnjë nëse situata do të jetë optimiste. Ndërsa faza e katërt do të nisë më 21 qershor, me heqjen thuajse të të gjitha masave që janë marrë gjatë muajve të fundit.

Johnson tha se deri më tani janë vaksinuar më shumë se 17.6 milionë britanikë, që kanë marrë të paktën dozën e parë (624 mijë kanë marrë edhe dozën e dytë). Ai tha se ka rënë ndjeshëm edhe numri ditor i të infektuarve, në rreth 10 mijë vetë.