Paolo Maldini ka folur sot te Gazzetta dello Sport duke u ndalur ne disa tema dhe pranuar se nese do te vinte Botman, fantazisti do te merrej ne huazim dhe nuk do te vinte Charles de Ketealere. “Të them të vërtetën, ne u përpoqëm të mernim Botman. Në atë rast, do të kishim kthyer një huazim për repartin e fantazise.

Ideja nuk eshte të marrim lojtarë mesatarë, ne duhet të marrim lojtarë me një perspektivë të madhe dhe Charles është një prej tyre. Duhet të presim për të, por kemi shumë pak dyshime. Ai është një lojtar i fortë nga shumë këndvështrime, është 1.92 i gjate, i fortë me këmbë, i fortë me kokë, ka karakteristika të nivelit më të lartë”.

Pa harruar Ibrahimovic: “Me rinovimin, i thamë menjëherë se ai duhet ta konsiderojë veten një lojtar 100%. Ai ka pak nga ky ankth se duhet të ndalojë se luajturi, por duhet të jetë i sigurt, jeta i ka buzëqeshur gjithmonë. Çfarë do të bëjë më pas? Do të bëjë Zlatan. Pike. Ky është roli i tij”.

Duke kaluar në pronësinë e re, Maldini flet për Gerry Cardinale: “Gerry ka energji dhe dëgjon, kjo më pëlqen shumë. Ideja e përcjellë është e vazhdimësisë mes Elliott dhe RedBird, të cilët kanë marrë një klub të restauruar dhe tani duhet të jenë në gjendje të lëvizin drejt qëllimeve më të mëdha.

A bëri Cardinale premtime? Nuk kam premtime, por mund të bëj një: nuk do të kalojmë kurrë kufijtë ekonomikë. Për të konkurruar, do të na duhet të rrisim të ardhurat dhe tavanin e rrogave. Në këto tre vite janë rritur shumë të ardhurat, normale që tani duhet të shkojmë edhe ne të investojmë.

Duke qenë se po flasim për vazhdimësi mes pronave, ka ardhur koha që gradualisht të respektohet projekti që parashikon rritje të përpjekjes ekonomike në bazë të të ardhurave. Nuk do të bëjmë asgjë që nuk është brenda mundësive tona financiare. E njëzeta e Premier League ka një buxhet më të lartë se ne, kemi histori dhe më shumë ide”.

Duke folur për të ardhurat, Maldini tha për fjalimin e stadiumit: “Nuk është problem të ndash stadiumin. San Siro është plot me kujtime për mua dhe tifozët e Milanit, por pyetja është tjetër: a duam të jetojmë me kujtime apo të krijojmë diçka të re?”