Po plakem, por e ndjej që jam më i shpejtë në pistë. Ndjej gjithashtu se këtë vit do të kem më shumë shanse të dueloj për titullin në Formula 1”.

Ka qenë kjo deklarata e dhënë sot nga piloti finlandez Valtteri Bottas, që shpreson të ndalë hegjemoninë e shokut të tij të skuadrës Lewis Hamilton. Të dy pilotojnë makinën kampione Mercedes.

Mendoj se gjatë vitit 2020 kam patur një ritëm konstant në garë, që natyrisht mund të përmirësohet. Janë disa detaje që duhen përmirësuar, ashtu sikurse bëri Lewis. Mendoj se ende nuk kam arritur në majën e karrierës time”, tha Bottas.

Finlandezi beson te titulli i parë kampion në Formula 1: “Çdo objektiv është i arritshëm. Nuk ndjej presion, pasi punoj shumë për të arritur maksimumin në pistë”.