Brad Pitt është një nga personazhet më të njohur të Hollivudit, megjithatë ai ende nuk është imun ndaj problemeve të njerëzve të thjeshtë.

Një nga problemet më të zakonshëm është depresioni dhe Pitt foli në një intervistë me GQ për gjendjen e tij dhe se si e bëri të ndihej “i vetmuar”. Ai gjithashtu detajoi mënyrat se si u bë më i mirë dhe si arriti të gjente lumturinë.

I mësuar të portretizonte një imazh të fortë në ekran, Pitt doli të ishte shumë i ndryshëm kur qendra e vëmendjes nuk drejtohej më drejt tij.

Aktori ishte personazhi i numrit të fundit të revistës GQ dhe ishte shumë i hapur dhe i sinqertë për disa nga aspektet personale të jetës së tij.

Ylli i Hollivudit zbuloi në një intervistë se vuante nga depresioni dhe tregoi se si ndikoi në gjendjen e tij emocionale, pavarësisht punës në filma dhe suksesit të tij profesional.

“Unë jam ndjerë gjithmonë vetëm. I vetëm kur kam qenë i vogël, vetëm këtu, dhe vetëm kohët e fundit jam ndjerë më shumë i mbështetur nga miqtë dhe familja ime”, tha Pitt.

“Ka një varg nga Rilke, ose nga Ajnshtajni, besoni apo jo, që ka të bëjë me të jetuarit në paradoksin e mbajtjes së dhimbjes së madhe dhe në të njëjtën kohë të ndjesisë së gëzimit të vërtetë. “Kjo është pjekuri, rritje si person”.

Çfarë e ka ndihmuar aktorin të gjejë lumturinë?

Pavarësisht gjithçkaje, Pitt dëshironte të ndante përvojat e tij dhe të detajonte se si arriti t’i kapërcejë të gjitha ato ndjenja. “Gjithmonë lëvizja me rrymat, duke lëvizur në një drejtim dhe në tjetrin”, vazhdoi Pitt.

“Kam kaluar vite me depresion të ulët, dhe vetëm kur u pajtova me këtë, duke u përpjekur të përqafoj të gjitha anët e vetes, të bukurën dhe të shëmtuarën, arrita t’i kap ato momente kënaqësie. Mendoj ne të gjithë jemi pak të dëshpëruar”.

Së fundi, aktori preku diçka që e ndihmoi të kapërcejë gjendjen e tij dhe të gjejë gëzim në jetën e tij. “Muzika më jep shumë gëzim. Mendoj se gëzimi ka qenë diçka që kam zbuluar më vonë në jetë,” tha Pitt.