I veshur me maskë dhe doreza për shkak të pandemisë, duke mos tërhequr vëmendjen e njerëzve, aktori i njohur Brad Pitt ka shpërndarë ushqime, fruta e perime për njerëzit në nevojë në një lagje të varfërish në Los Anxhelos. U desh pak kohë para se njerëzit ta njihnin aktorin e njohur.

Brad Pitt hiqej si një vullnetar, që në fakt i ngjate shumë aktorit… Brad Pitt. Dhe në fund të gjithë e zbuluan të vërtetën. Aktori kaloi thuajse gjithë ditën duke shpërndarë ushqime për të pastrehët dhe njerëzit në nevojë.

Pasi e njohën fotografët nuk iu ndanë për asnjë moment, duke shkrepur fotografi. Kjo detyroi aktorin të largohej më herët, pa e çuar deri në fund misionin e tij. Sipas mediave amerikane, aktori pushoi vetëm disa momente, për të biseduar me vullnetarët e tjerë.

Brad Pitt
Brad pitt