Dukej një martesë idilike, e mbushur me sukses, dashuri dhe përkushtim: në sytë e të gjithëve ishte çifti perfekt.

Megjithatë, historia mes Tom Brady dhe Gisele Bundchen duket se është shkatërruar. Ai është një nga lojtarët më të mëdhenj të futbollit amerikan, ajo një nga modelet më të paguara në botë.

Janë të shumtë ata që po mundohen të kuptojnë se çfarë e ka shtyrë drejt divorcit dy prej personazheve më të famshëm në botë.

Në fillim shkaku ishte gjetur te vendimi i Brady për t’u kthyer në NFL pasi kishte lajmëruar tërheqjen e tij, më pas vëmendja është zhvendosur te prania e pakët e lojtarit në shtëpi, larg gruas dhe fëmijëve.

Por tani, në një ekskluzive të Radar, zbulohet shkaku i vërtetë i prishjes mes dy personazheve që deri pak javë më parë konsideroheshin një nga çiftet më të bukura të Amerikës.

Martesa duket se ka dështuar për profesionalizmi i tepruar i lojtarit, i cili gjatë sezonit të NFL duket sei kishte imponuar vetes – dhe për rrjedhojë gruas së tij – një abstinencë seksuale të zgjatur.

Qarteback-u i Buccaneers, sipas të mirinformuarve, e kishte zakon të shmangte seksin para ndeshjeve. Dhe jo vetëm gjatë ditës së ndeshjes, por regjimi profesional i Brady e kishte shtrirë abstinencën në 72 orë para ndeshjeve të kampionatit.