Shkëndija e Tetovës do të jetë “stacioni” i radhës në karrierë për sulmuesin shkodran, Rubin Hebaj. Pasi luajti me Teutën deri në fund të dhujetorit, nën urdhërat e trajnerit Edi Martini, lojtari në fjalë ka zgjedhur ngjyrat kuqezi. Jo të kombëtares, që fort do t’i dëshironte, por të skuadrës shqiptare të Tetovës. Thënë ndryshe, Hebaj do të luajë në kampionatin e Maqedonisë së Veriut, ku e pret trajneri Ernest Gjoka. Shkodrani gjendet në Tetovë dhe sapo ka kryer ekzaminimet mjekësore, gati për të firmosur kontratën dhe zyrtarizuar si futbollist i Shkëndijës.

“Pasaporta” e Hebajt
Datëlindja 30 korrik 1998 ( 22 vjeç)
Vendlindja Shkodër
Gjatësia 1.87 m
Pozicioni Sulmues
Karriera me të rriturit
Vitet Skuadra Ndeshje (Gola)
2015–2017 Vllaznia 23 (4)
2016 → Vllaznia B 3 (2)
2017–2019 Domžale 14 (4)
2018–2019 → Partizani (huazim) 21 (4)
2019 Vorskla Poltava 5 (0)
2020– Teuta 15 (2)
Karriera me kombëtaret
2014 Shqipëria U-17 3 (0)
2015 Shqipëria U-19 3 (0)
2017 Shqipëria U-21 4 (0)