Ish-drejtori teknik i Inter-it, Marco Branca, ka shprehur mendimin e tij mbi milanezët dhe ndeshjen e madhe kundër Juventus-it.

“Inter është një skuadër shumë e kompletuar sot, mund të fitojë kampionatin dhe Kupën e Italisë”, ka thënë ai për Sportmediaset.

“Inter-i i sotëm po provon të fitojë, ai i Moratti-t e ka bërë. Vlera e Inter-Juventus do të varet edhe nga rezultatet e ndeshjeve të tjera”.

“Do të jetë një luftë nervash dhe do të fitojë skuadra që do të jetë më gjakftohtë. Conte apo Pirlo? E dija se do të bëheshin trajnerë të suksesshëm, por unë preferoj Klopp”.