Me një video të postuar në profilin e tij jnë Instagram, Flavio Briatore ka mbrojtur zinxhirin e picerive e tija, Crazy Pizza.

Lokale që kanë përfunduar në qendër të kritikave për shkak të kostos së një pice Margarita, që kushton plot 15 euro.

“Ne si Crazy Pizza përdorim përbërësit më të mirë në treg. Mielli është më shumë se 1 euro kilja. Pica jonë ka pak maja, nuk fermentohet. Si e shesin kuzhinierët e tjerë të picave për katër apo pesë euro? Çfarë vendosin në të?”, ka deklaruar sipërmarrësi.
“Duhet të paguajnë furnizuesin, tvsh, taksa. ose shet 50 mijë pica në ditë ose nuk e kuptoj. Këta bëjnë një picë sa për të kaluar radhën dhe i hedhin pak lëng domateje. Ne ofrojmë një produkt të cilësisë së lartë për klientët.

“Kur ke sukses në Itali gjen këtë zemërim të madh ndaj suksesit, gjen shumë mëri. Sepse Italia është inatçie dhe xheloze”, ka përfunduar Briatore.