Sipas një studimi, në Britaninë e Madhe është shënuar një ulje me 80% e personave të shtruar në spital që pas nisjes së vaksinimit të popullsisë me dozën e parë të vaksinave anti-Covid të Pfizer dhe AstraZeneca.

Studimi është kryer mes 20 milionë personave që kanë marrë dozën e parë të vaksinës anti-Covid. Sipas Ministrit të Shëndetësisë, Marr Hancock, aplikimi i shpejtë dhe në masë i vaksinës ka reduktuar ndjeshëm rastet e rënda në Britaninë e Madhe.

Ministri u shpreh se vaksina është shumë efikase dhe se fuqia e shkencës po jep efektet e saj, duke nënvijëzuar gjithashtu se nuk duhen ulur masat anti-Covid pavarësisht se situata është drejt përmirësimit.