Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, përmes një fjalimi televiziv, ka bërë me dije se vendi i tij do të nisë një “lockdown” të tretë, për të parandaluar një valë të tretë të pandemisë Covid-19. Kjo karantinë e tretë do të nisë menjëherë në të gjithë Britaninë, duke parë se në këtë shtet është shfaqur kohët e fundit një variant i ri i koronavirus.

Mes masave të marra është edhe mbyllja e menjëhershme e shkollave, si atyre fillore ashtu dhe atyrë të mesme, duke nisur mësimin on-line. “Situata është alarmante. Mbyllim shkollat pasi atom un d të bëhen shkak që virusi të shkojë në familje”, tha kryeministri Boris Johnson. Mbyllur janë edhe dyqanet jo të rëndësishme dhe ky “lockdown” do të zgjasë të paktën 7 javë.

Britania është vendi i parë në botë që nisi vaksinimin e popullsisë. “Nëse gjërat shkojnë mirë, deri në mesin e shkurtit të gjitha kategoritë primare do të jenë vaksinuar me dozën e parë. Kemi vaksinuar më shumë njerëz se gjithë Europa së bashku”, tha Johnson.