Nga Britania e Madhe vjen larmi se varianti anglez i koronavirus po pëson të tjera ndryshime (mutacione). Disa shkencëtarë kanë dhënë alarmin pas disa studimeve që kanë kryer së fundi mbi personat e infektuar me Covid-19.

Këto mutacione të mëtejshme të variantit anglez të koronavirus janë cilësuar nga shkencëtarët edhe më shqetësuese. Sipas tyre, në rast se këto modifikime konfirmohen, atëherë vaksina anti-Covid që po aplikohet mund të mos jetë shumë efikase.

Variant anglez i koronavirus deri më tani është përhapur në 60 shtete në botë. Ndërkohë që, në botë është konfirmuar edhe varianti afrikano-jugor. Sipas studiuesve anglezë, njerëzit duhen të mendohen mirë para se të dalin nga shtëpitë e tyre dhe të mbajnë maska.