3 javë pas aplikimit të vaksinës së Pfizer, Britania e Madhe ka nisur edhe përdorimin në popullsi të vaksinës anti-Covid së prodhuar nga Oksford dhe AstraZeneca.

Lajmin e konfirmoi Shërbimi Kombëtar Shëndetësor, që tha se vaksina anti-Covid 19 e AstraZeneca, e miratuar së fundi, ka nisur të përdoret edhe në stafet mjekësore dhe popullsi.

Kjo vaksinë e AstraZeneca, ndryshe nga ajo e Pfizer, mund të ruhet në temperatura frigoriferike të pranueshme.

Britania e Madhe bën me dije se ka siguruar blerjen e 100 milionë dozave të vaksinës së prodhuar nga Oksford-AstraZeneca.