Bloggeri i njohur britanik, Teddy Grey, është në qendër të vëmendjes pasi publikoi foto e mesazhe me modelet shqiptare, mes tyre dhe Arta Nitaj. Grey tha se kjo e fundit, i kërkoi 5 mijë euro për një natë me të, por që sipas tij, nuk ia vlente dhe prandaj e refuzoi…

“Njohja ime me Artën erdhi përmes një shoqeje të përbashkët, mirëpo nuk dolëm bashkë kurrë. Ajo ishte e paguar për një takim, i cili nuk u realizua kurrë. Nga aty ajo shprehu qartë pëlqimin për mua, por unë nuk tregova aspak interes, gjë që e zemëroi atë jashtëzakonisht shumë”, ka thënë ai.

“Ajo filloi të më flasë për mënyrën se si janë burrat në të vërtetë duke i cilësuar si “derra”, por sa për ironi të fatit si mund ti quaj në këtë mënyrë, kur ajo vet ua ka shitur trupin e saj burrave të tjerë, dhe duke vazhduar të postoj foto gati lakuriq, si mund që ajo ti fajësoj burrat për mënyrën se si ata sillen.

Ajo tregon, jo vetëm nga veprimet e saja, por edhe ndaj shumë gjërave të tjera, se nuk e ka problem të seksualizohet nga meshkujt kur kjo i sjell para”, tha fillimisht Teddy.

“Pas të gjitha ndodhive, unë nuk u mora fare më me hipokrizinë e saj, dhe në vend që të sqarohej si një e rritur ajo kaloi në ofendime duke më thënë “gay i ndyrë” dhe më pas më bllokoi. Unë kam një grua dhe 2 fëmijë, kështu që lidhja me Artën nuk më interesoi kurrë.

Fakti që nuk i kushtova kurrë vëmendje e lëndoi aq shumë egon e saj, saqë ajo u sulmua në mënyrë të paarsyeshme”, përfundoi Teddy Grey.