Britney Spears publikoi një deklaratë të cilën më pas e fshiu në profilin e saj ne rrjetin social “Instagram”, duke u kundërvënë programeve televizive dhe dokumentarëve të bëra për jetën e saj.

Ylli i muzikës shprehu zemërimin e saj dhe deklaroi: “Ndihem sikur Amerika ka bërë një punë të mrekullueshme për të më poshtëruar mua.

Ata e dinin se do t’i bënin foto, kështu që e sollën me kaq dashuri për herë të parë në 20 vjet. Unë thjesht dua të di se si më ndihmuan të gjithë këta njerëz që thonë se më ndihmuan kur vetë me gojën time dhashë dëshminë time para gjykatësit!

Amerika… ky komb ka qenë një gjë dhe një gjë vetëm për mua -bullizues,” shkroi ajo në fund të deklaratës. Ylli shtoi se vendi nuk ka bërë kurrë asgjë për ta mbrojtur atë.

Dhe hajde seriozisht a është sinqerisht e ligjshme te bësh kaq shumë dokumentare për dikë pa miratimin e tij fare?”, shkroi 40-vjecarja Britney Spears.