Jamie Spears, babai i këngëtares së famshme Britney Spears, ka kundërshtuar vendimin e marrë nga gjykata pak muaj më parë, që i ka hequr atij kujdestarinë e së bijës. Ai i ka konsideruar vendimin si të pabazuar në prova dhe përmes avokatëve kërkon që vajza e tij të rikthehet në gjyq për këtë çështje.

Jo vetëm kaq, por ai ka paraqitur edhe një peticion për t’i kërkuar Britney që të përdorë pasurinë e saj për të paguar avokatët, që po merren me këtë çështje. Këngëtarja akuzoi babain e saj për “abuzim të mbajtjes së të drejtës së saj”. Akuzë që e ka bërë si në rrjetet sopciale ashtu dhe në librin e saj autobiografik.

Ndërsa Jamie Spears i konsideron këtë akuza të pavërteta. Akuzë tjetër është ajo e detyrimit për të zhvilluar shfaqje pa dëshirën e saj, marrja e mjekimeve pa dëshirën e saj, etj. Ndërkohë që babai i këngëtares ka reaguar duke thënë se gjithnjë ka vepruar për të mirën e vajzës së tij, pas problemeve psikologjike në vitin 2007.

Avokati i Britney ka mohuar kërkesat e palës tjetër dhe i konsideron këto manovra të babit të saj si një taktikë për të trembur të bijën. Me shumë gjasa, kjo kërkesë e babait të këngëtares do të pranohet nga gjykata, ndaj këngëtarja është e detyruar t’i rikthehet sallës së gjyqit për t’u pyetur për akuzat e saj.