Kur na ndajnë edhe pak minuta nga sfida e shumëpritur mes Izraelit dhe Shqipërisë, kapiteni legjendar i kuqezinjve, Lorik Cana, ka motivuar djemtë tanë.

Në intervistën e dhënë për “Oversport”, Lorik Cana shprehet se nuk do të ishte dështim nëse nuk do të renditeshim në vendin e parë, por vendi i parë është mëse i arritshëm.

“Janë dy ndeshjet e  fundit, duhet të shkojmë për dy fitore, nuk është e pamundur, prandaj unë kam shumë besim te Shqipëria.

Nuk mund ta quajmë dështim nëse nuk e arrijmë vendin e parë, por pritshmëria ishte e tillë pas largimit të Rusisë. Megjithatë nuk duhet të shikojmë kaq larg, projekti i ri po rritet, duhet t’i japim besim këtyre djemëve të rinjë”, u shpreh Cana.

Në rast se Izraeli fiton sot, mbyllet  cdo llogari në grupin tonë dhe do jenë ata që do zënë vendin e parë në grup dhe biletën për në Ligën A.

Në rast barazimi ose fitore të Shqipërisë, gjithcka do vendoset të martën më 27 shtator në sfidën që do luhet në “Air Albania” mes kuqezinjve dhe Islandës.