Trajneri Edi Reja dhe kapiteni Elseid Hysaj ishin të pranishëm në konferencën e sotme për shtyp nga Tel Avivi, një ditë para sfidës.

Menjëherë pas konferencës, kombëtarja Kuqezi shkeli në “Bloomfield Stadiut” të Te Avivit për seancën e fundit stërvitore para ndeshjes vendimtare që do të përcaktojë fatin e grupit nesër.

Sapo kuqezinjtë dolën në fushë, Armando Boja u shkëput nga pjesa tjetër e futbollistëve për të takuar një tifoz special (me aftësi të kufizuara).SHIH VIDEON

Tifozi i vogël ishte i pranishëm në fillim të seancës në stadium pikërisht për të marrë një kujtim nga idhulli i tij, sulmuesi kuqezi, Armando Broja.

Disa foto të shkrepura  dhe një përqafim për një çast të mrekullueshëm që do të mbetet i paharrueshëm për tifozin e vogël kuqezi.

Sa u përket stërvitjes, meraku i vetëm për trajnerin Reja është gendja e Myrto Uzunit, i cili sot i ka treguar trajnerit nëse do jetë i gatshëm për nesër apo jo.