Skuadra e Golden State fitoi në sekondat e fundit 115-113 ndaj Lakers, duke befasuar me këtë rezultat. Ndeshje e mirë për Curry, që realizoi 26 pikë, mbështetur edhe nga Oubre me 23 pikë. Për Lakers u dallua Schroder me 25 pikë, por që mbetën për statistikë.

Fiton edhe skuadra e San Antonio, që mposhti me lehtësi 125-104 Portland, ndeshje e dominuar nga miqtë (4 lojtarë të Spurs realizuan mbi 20 pikë). Miami, falë 28 pikë e 11 rebound të Adebayo mposhti 113-107 Detroit, ndërsa Toronto fitoi 116-93 ndaj Dallas (Lowry 23 pikë).

Brooklyn fitoi 125-123 supersfidën e Lindjes me Milwaukee. Antetokounmpo realizoi 34 pikë e 12 rebound, por që mbetën për statistikë për Bucks. Në kahun tjetër, të gjithë titullarët e Nets realizuan mbi 12 pikë. Harden realizoi 34 pikë e Durant 30, duke bërë diferencën në parket.

NBA – Rezultatet e sotme

New York – Orlando, 91-84

Washington – Cleveland, e shtyrë

Atlanta – Minnesota, 108-97

Miami – Detroit, 113-107

Portland – San Antonio, 104-125

Memphis – Phoenix, 108-104

Brooklyn – Milwaukee, 125-123

Toronto – Dallas, 116-93

Chicago – Houston, 125-120

Miami – Detroit, 113-107

Lakers – Golden State, 113-115