Është zhbllokuar shpejt derbi i Milanos mes Milan dhe Inter, i vlefshëm për javën e pestë të kampionatit italian të futbollit.
Atmosferë e ndezur që në minutat e para, me Dumfries dhe Theo hernandez që kanë patur një përplasje në minutën e tetë, duke u ndëshkuar të dy me karton të verdhë nga arbitri.
Kanë qenë zikaltrit që kanë goditur të parët duke kapur në befasi mbrojtjen e kuqezinjve falë punës së mirë të bërë nga Lautaro Martinez në mbajtjen e topit.
VIDEO – GOLI I BROZOVIC – VIDEO
VIDEO – SHERRI THEO-DUMFRIES – VIDEO
Marcelo Brozovic është gjendur i vetëm para portierit Maignan dhe nuk ka gabuar. Para këtij momenti ka qenë Milan-i që ka shkuar afër golit me një goditje të bukur të Leao-s të ndalur nga Handanovic.
Në minutën e 29-të ka ardhur kundërpërgjigja e kampionëve të Italisë në fuqi, që kanë barazuar me një gol të mrekullueshëm të Leao-s pas një gabimi në mesfushë nga zikaltrit.