Marcello Lippi ka folur edhe për Gigi Buffon në intervistën e dhënë për Tuttosport.

“A prisja ta shihja akoma në fushë? Jo, e pranoj, nuk e prisja që Buffon të luante akoma në moshën 42 vjeç”, ka thënë ish-trajneri i Italisë.

“Edhe pse do ta kishte gati një karrierë si drejtues, i Juventus-it ose i Federatës, me një rol të nivelit të lartë, sepse do ta meritonte. Një me aftësinë e tij komunikuese, personalitetin dhe urtësinë e tij…”.

“Shihet se akoma nuk është mërzitur nga fusha, puna dhe loja. Është shumë e bukur: të vazhdojë nëse është kështu”.