Në maj 2022, qarkulluan lajmet për një Mercedes 300 SLR Unlenhaut Coupe të shitur në ankand për 135 milionë euro, duke u bërë makina më e shtrenjtë në histori (dhe duke mposhtur rekordin e mëparshëm të vendosur nga një Ferrari 250 GTO i shitur për 70 milionë euro).

Tani lajmi është se rekordi mund të thyhet edhe një herë: por vetëm në kushte të caktuara. Të shpjegohemi më mirë.

Vetura historike Bugatti Type 57 SC Atlantic Voiture Noire, ajo e vitit 1938 për të qenë më të qartë, ka një çmim (sipas ekspertëve) rreth 140 milionë euro.

Por ka një por. Deri më sot, askush nuk është regjistruar si pronar i kësaj makine, e cila është e përcaktuar si një makinë që është e pamundur të gjendet.

Ikonë e viteve 1930

Me sa dimë, ka plot blerës të pasur të gatshëm të paguajnë këtë shumë të çmendur për të pasur makinën e jashtëzakonshme në koleksionin e tyre, por problemi është se askush nuk e di se ku ndodhet.

E braktisur në ndonjë magazinë? Ruhet me xhelozi nga një qytetar privat? Historia e saj sigurisht që nuk ndihmon në kërkime: prodhuar në vitet 1930 në vetëm 10 njësi, Bugatti Voiture Noire u zhduk nga tregu në një kohë të shkurtër dhe nga Lufta e Dytë Botërore e këndej nuk dihet asgjë për të.

Por pse vlen kaq shumë? Në vitet 1930, të kesh një makinë të aftë për të përshpejtuar me 153 km / orë (shpejtësia e F1 për atë kohë) korrespondonte me një gjë të rrallë.

Natyra e saj sportive (135 HP) e kombinuar me një dizajn unik që mban firmën e Jean Bugatti, djalit të Ettore Bugatti, themeluesit italian të shtëpisë atumobilistike (me trupin fillimisht në magnez, më pas në alumin dhe fin e famshme që e mbante të gjithë së bashku) nxitën famën e saj.

Me kalimin e kohës, është folur shumë për Voiture Noire, veçanërisht për modelin aktual ekskluziv: 11 milionë euro plus taksat për Bugattin-in e vetëm dhe një pronar misterioz.