Buka është një nga ushqimet më të shëndetshëm, por sigurisht, edhe një nga më të pëlqyerit kryesisht për ne shqiptarët. Lidhja jonë me bukën është e hershme e është shumë e vështirë të heqim dorë prej saj.

Por mes bukës së zezë e bukës tradicionale të bardhë, a e dini se cilën prej tyre duhet të konsumojmë nëse duam të biem nga pesha?

Sipas një studimi, nuk ka rëndësi nëse buka është e bardhë apo e zezë, nuk ka bukë të mirë apo të keqe kur flasim për rënien nga pesha.

Kjo varet nga mënyra se si funksionon organizmi ynë ndaj ushqimeve të ndryshme.

Duke qenë se buka është një burim mjaft i mirë proteinash, karbohidratesh vitaminash etj., udhëzimet dietike rekomandojnë që sasia që të rinjtë duhet të konsumojnë, është 4 ose 5 feta bukë në ditë, ndërsa për ata nuk janë mbipeshë, mund të hanë më shumë.