Edicioni i 69-të të Miss Universe, zhvilluar në Florida, është fituar nga bukuroshja 26-vjeçare meksikane, Andrea Meza, e diplomuar për inxhinieri dhe software. Në këtë garë bukurie morën pjesë 70 konkurrente nga e gjithë bota.

Falë linjave joshëse dhe e veshur me një fustan të kuq shndritës, me një buzëqeshje që shkëlqente dhe një shikim të thellë, Meza arriti të fitojë spektrin e “Miss Universe 2021”, duke lënë pas rivalen nga Brazili (e dyta) dhe atë nga Peruja (e treta).