Këngëtarja e njohur, Fjolla Morina, ka treguar për herë të parë ditët që kaloi në burg. Fjolla u arrestua nën akuzën për trafikim të armëve dhe municionit në Shqipëri.

Kjo erdhi si pasojë e arrestimit të saj në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri, ku ajo u kap me dy pistoleta në makinën e saj.

“Veç kam lexuar, kam ushtruar dhe kam fjetur. Nuk mundem ta quaj burg”, tha fillimisht Fjolla, e cila më pas shtoi: “Mua nuk më duket si burg? A e dini çfarë më ka bërë mirë?

Fakti që nuk e kam pasur telefonin, jam qetësuar. Ndonjëherë them se vlen për disa njerëz. Jeta ime aty ishte shumë ndryshe, kam pasur nevojë për pushim”, përfundoi Fjolla Morina.