Burrat apo gratë, kush jetojnë më shumë? Deri më tani kemi dëgjuar shpesh se pse gratë janë më jetëgjata se burrat, por tashmë këtij “thashethemi” i shtohen edhe statistikat.

Një studim i fundit nga shkencëtarët ka arritur në disa përfundime që vërtetojnë këtë gjë, se burrat nuk jetojnë aq gjatë sa gratë. Përfundimi që arrijnë ata lidhet me humbjen e kromozomeve Y, që shkakton dhëmbëza të zemrës, që çojnë në dështim të zemrës.

Nëse do të flasim me përqindje, rreth 40% e moshës 70 vjeçare e humbun këtë kromozom, që shkencëtarët ia atribuojnë vdekjeve para kohe. Një nga profesorët e Universitetit të Virxhinias, që udhëhoqi këtë studim tha se pas moshës 60 vjeç, burrat priren të ndërrojnë jetë më shpejt se gratë.

Këto kromozome nisin të shterohen në një pjesë të qelizave të burrave kur ata nisin të plaken. Dhe kjo përshpejtohet më shumë te konsumatorët e duhanit.

Kjo gjetje e shkencëtarëve mund t’i ndihmojë burrat të jetojnë më gjatë, duke shmangur humbjen e kromozomeve Y.